Dashuri e pashuar e nënës-Gina Xhaferaj


Dashuri e pashuar e nënës

Në ditët e mërzitur ty kërkoj nëpër livadhe

Në ditë dimëri me acar vetëm ti më ngrohë

A do të të tregoj ca ëndërr si flutura nate

apo të të them me veten çfarë bisedoj.

Fytyrën tënde të bukur e kam përballë ditë e natë

Duke qeshur si një agim i ngrohtë në maj

Oo e mira ime ëngjëllore që më bën krenare

Duart e tua të rrudhosura jepnin shume përkëdhelje

Fjalëëmbëla si hojet e bletëve të malit

Porositë e tua se flladë pranverore me ty jam përherë si një vatër malli

Ti më doje mua përgjëroheshe si te altari.

po dashuria u nda me fëmijët e shtrenjtë.

Eja, moj sorkadhe të ngjitemi prapë te mali

Të ndërtojmë folenë më të bukur në jetë.

Ah, si qënka kjo jetë me batica e zbatica!

Ashtu dola edhe unë tashti si ti atëherë.

Ata që i doja aq shumë si dielli dhe dita

Tashti dhe ata duan fëmijët e tyre në jetë.

Të besoj në të gjithë ditët moj sedërtare

e ti gëzoheshe si fëmijë me ne, o flokëbardha

Mbase për hallet mërziteshe e s’e tregoje fare

Ti ishe një edukatore e shenjtë e rrallë.

Ishe rregullatoria e shtëpisë fjalëarta

Këmbëshpejta gojëqepura, më e mira nikoqire

nga ti mësuam se jeta ishte një dhuratë

o mësuesja e pagabuar kurrë nëpër vite

E palodhura në vite me mirësi dhe çiltlërsi

njeriu që ishte model i rrallë ndershmërie

me fjalën tënde të mençur edukuam fëmijë

i bëmë të zotë mes vështirësive