Endem në botën e përtejme mes kufomash e llahtarisur, me shpirtin djegur.
Kërkoj mes errësirës së vdekjes.
Ndoshta je diku aty mes të vdekurve, Ti i gjallë .
Të kërkoj nëpër lugina të thella hijesh dhe sprovash të patreguara.
Mbërthimi yt ngushëllues në shpirtrat tanë qëndron.
Dashuria jote qëndron e palëkundur,
mbetet gjithmonë e njëjtë.
Udhëzohet nga yjet përtej në kornizën e vdekshme.
Përqafim i përjetshëm
mes stuhive të egra. Shtigje të panjohura
edhe atëherë kur botës i japim lamtumirën e fundit.
Ah, dhimbje,
nuk të gjeta mes kofomash,
përtej velit të vdekshëm ku shkëlqejnë dritat e përjetshme.
Një strehë të përbashkët ne do të ëndërrojmë,
ku të ndërthuren shpirtrat tanë në dashurinë e pakufishme.
Vonë e kuptova:
Bota dhe drejtësia është një doktrinë
ku ecin të pafajshmit.
