Dashuri enigmatike-Nexhat Bexheti


Në hije të erët,zemra rreh për ty

Kuptimi i fshehur në sytë e mi

Si yjet që ndriçojnë në natën e ftohtë

Dashuria jonë rritet,por e pashprehur në fjalë

Në heshtje të thellë,zemra ime shpirtit i flet

Emocione të papërfunduara,në këndin më të fshehtë

Si deti i thellë,dashuria jonë rri në mister

Në kodrat e heshtjes,gjen bukurinë që s’mund ta shohësh me sy

Në këngë të heshtur,zemra ime të këndon

Në valet e pazakonta,dashuria jonë ecën

Enigma e pashprehur,si muzika pa tinguj

Në botën tone të fshehtë,kjo dashuri zemër s’e shpjegon

Nexhat Bexheti