Dashuri-Fatmir R.Gjata


Fatmir R Gjata

Mund të jetë një imazh i 1 person

Le të vijnë tërë priftërinjtë, megjithë kryq edhe temjan

Të më thonë se shkoj në ferr, të hedh valle me shejtanë

Të më hedhin ujë të shënjtë, veshur sikur po mbajnë zi

Do të shkoj në kishë të madhe, do ju flas për dashuri.

Le të shkulin mjekrën bashkë, të më thonë ore i mjerë

Shko në rrugë të shënjtërisë, ku po shkojnë mijëra të tjerë

Të më vënë dorën mbi kokë, lëre rrugën ku ke hyrë

Do t’i shoh me sy të dhimbsur, drejt në sy edhe fytyrë.

Do t’ju flas për Krisht të madh, do ju them për Magdalenë

Ndoshta dashuri e tyre, ndryshoi botë e mori dhenë

Se çdo qëni’e lartësuar, është më parë vetëm njeri

Bëhet shënjt e rri pranë Zotit, veç kur flet për dashuri.

Fatmir R Gjata