“Dashuri humbur”-Aferdita Hadaj


“DASHURI HUMBUR”
“””””””””””””‘”””””””””””””””””””””
Nuk di, a e more,
një letër nga unë.
Me postier t’a nisa,
me një zog pëllumb.

Brenda asaj letre,
ke lotët………e mi.
Ike mu largove,në
kurbet të zi.

Ike dhe s’mu ktheve,
dashuri e parë.
Si se ktheve kokën,
t’më nisje një fjalë.

Kam dalë buzë detit,
dhe po të pres ty.
Sytë m’u tretën thellë
për ty dashuri.

Të lutem më shkruaj,
qoftë edhe një fjalë.
Se këtë zemrën time,
e dogje të gjallë.

Shikoj, kaltersive,
pëllumbin mos vjen.
Me përgjigjen tënde,
letrën mos ma kthen.

Unë nuk u martova,
s’të preva, në besë.
Se kur m’u largove,
më the, të të presë.

Pranverë, më
pranverë,rri pres
dallandyshet.
Pres ndonje haber
me to, mos më
nisësh.

Edhe po s’u ktheve,
për besën e dhënë.
Për ty dashuri,
do tretem, në
këmbë.

Për këtë,do të vesh,
mantelin e zi.
Ndoshta dashuria,
Vdiq në largësi.