Dashuri moj dashuri…Sotir Kosta


Sotir Kosta

Dashuria si pikë floriri,

që i bën njerëzit për vete,

ti shkëlqen më shumë se ylli,

e fut çdo mosh në siklete..

Dashuria nuk njeh moshë,

e kanë thënë dijetarët,

e kanë thënë psikologët,

e kanë thënë dhe të parët..

Dashuria nuk njeh ngjyra,

dhe as vlera monetare,

nuk njeh muskuj e fytyra,

as lajka e fjalë banale..

Kur puthesh e përqafohesh

të duket vetja në ëndërr,

s`do të ndahesh të largohesh,

dy zemra bëhen një zëmër..

Sikur çdo gjë digjet flakë,

dhe duket sikur s`do shuhet,

sikur digjet gur e baltë,

sa arijnë atë që duhet..

Jeta është shumë e shkurtër,

vdekja është pa mbarim,

ndaj mos e digj dashurinë,

mos e fut veten në krim..

Dashuri moj dashuri,

që nuk le njeri pa prekur,

forca jote është magji,

Vdes të gjallë,e ngjall të vdekur….