Dashuri për njërin breg


Puntorie Muça Ziba

Shkup,23 shtator 2021

DASHURI PËR NJËRIN BREG

E dashur Herman,moj nuse poete e gjolit tonë,

pamatë e dua bregun matanë,

ah, atje ngjizej dashuria ime e fshehtë

dashuria e parë

kur e shihja me dylbi Pogradecin.

Atje preki me gishta gjurmët e Lasgushit,

mbi ato gjurmë, gjak pikojnë sytë

nga dashuria për atë breg,

për shpirtrat me tallaze

për ndriçimin valë-valë

si vargjet nazike

të poetëve pogradecarë.

E dashur Herman,

për kokën e zanës që theu shtambën

dhe mbushi gjolin lot kulluar,

mjellmë strugane linda

e nuk ndihem mëkatare

që bregun matanë ma do zemra.

Oh, shkofsha në ferr

po qe se muzat pogradecare e strugane

nuk ma kuptojnë hilenë…

About Post Author