Dashuri si Ti-Teuta Shaqiraj


zemër të ruaj, diamant më rri

me shkëndia zjarri larë, si flori.

Ulur gjunjazi të kundroj,

e mallin shkrepëruar s’përmbaj.

E shpirti më ndalet

pezull, një çast përkulet

me buzë të kërkon, të të prekë me duar.

E nëse zemra nga malli do të digjej

e shpirti im do bëhej erë,

edhe pse lastar i brishtë,

në dysh e thyer,

shkëlqimi yt do më vishte të tërë.

N’krahë ëndrrash do të ecim,

si dy eremitë…

E nëse qenësisht, s’do jem më me ty

po perëndim vagëllues në qiellin blu,

bastuni i hapave të mi, me ngërçe,

të tuat gjurmë do trokasë , në pafundësi.

Me një metaforë diamant do bëj dashuri.

Teuta

Ripostim