DASHURI TOKSIKE!
Shpesh pyes veten,dashuria jonë kujt i përgjet?
Brënda meje një zë flet,mua më duket si një det!
Mendushëm,sot nuk gjej rehat i ulur në karrige.
Një tjetër zë:”Dashura juaj më duket platonike!”
E kam dashur si vala bregun, që kur isha djalë.
Nuk thuhet me vargje,nuk thuhet dot me fjalë!
Jooo, vala bregun e godet,e thërmon pa mëshirë.
Dashuria për ty ,është si fllad i lehtëëë aromëmirë!
Si dashuria e diellit me tokën, flet një zë i fortë!
Dielli tokën përqafon, e mban përherë ngrohtë.!
Jo,ka shumë ditë që bie shi,.. dhe dielli nuk del.
Unë çdo ditë,ty të përqafoj,të puth ,të përkëdhel!
Si dashuria e Diellit me Hënën,flet një tjetër zë.
Dashuria e tyre ka qënë.., e do të jetë përgjithnjë!
Dielli djeg nga ethet,po Hënën,se puth dot kurrë..!
Dielli vërtet përvëlon,por s’mund të bëhet burrë!
E gjeta foli dikush,si dashuria e lumit me detin.
Dashuria e detit me lumin,ja kalon dhe tërmetit!
Asgjë i them s’krahasohet me dashurinë time.
Në verë e atyrja shteron,bëhet copëë e thërrime!
Një jetë dashuria për ty,është futur në damarë.
Vadit zemrat tona,siç e vadit shiu, tokën e tharë!
Nëse e gjej saktë,nga juve dua me dhjetëra like…
Dashuria ime është e veçantë,..Dashuri Toksike!