Dashuria e nënës-Sakip Cami

Sakip Cami

Dashuria e nënës

E pyetën një nënë

Se cilin djalë donte më shumë

Nëna u ndje e fyer rëndë

Ç’është kjo pyetje,shumë e për lumë

Merre thikën dhe preje një gisht

O bir, njësoj dhemb cdo gisht

Në dejet e fëmijve gjaku im

Nga sytë e tyre unë marr dritë

Po, e dua më shumë

djalin që është në udhëtim

Në ajër, në det, në rrugë

Deri kur të kthehet e t’ja shoh sytë e zi

E dua më shumë

Djalin e sëmurë në shtrat

Sëmurë ndjehem edhe unë

Deri kur të ngrihet në këmbë si shpat.

E dua më shumë

djalin e vogël, e parritur

Derisa të rritet si ti dhe si unë

Të mos i ndodhë asgjë e papritur.