Dashuria-Fatbardha Budini


Në qetësinë e natës,yjet shkëlqejnë butësisht.

Vajza ëndërronte dashurinë e saj,si një rreze që e përkëdhelte atë lehtësisht.

Mijëra e mijëra kilometra shtrihen mes tyre.

Por dashuria e sinqertë reflektohej përmes syve.

Një dashuri kaq e madhe,as hapësira,as koha nuk mund ta kufizojnë.

Zëri i saj i përshpërit në vesh edhe pse larg njëri-tjetrit qëndrojnë.

Në çdo frymë që marrin.

Në çdo tik-take zemrash që rrahin.

Prezenca e tyre vazhdon.

Sepse i përkasin njëri-tjetrit përgjithmonë.

Drita e hënës ndriçon dhomën e saj me një shkëlqim të artë.

Kujton me shumë mall dashurinë e saj që e ka larg.

Vajza gjurmon yjet duke kërkuar fytyrën e djalit.

Në pafundësinë e qiellit ishte zhuritur prej mallit.

Nëpërmjet letrave,thirrjeve shpirtrat e tyre bisedojnë.

Në një gjuhë dashurie që kurrë nuk përfundon.

Edhe pse malet,oqeanet në rrugën e tyre qëndrojnë.

Dashuria për ta bëhet edhe më e fortë,çdo ditë që kalon.

Distanca në mes tyre është veçse provë.

Një sfidë për t’u kapërcyer,në fund zemrat i bashkon.

Betimin e tyre e bëjnë në të njëjtën qieĺl.

Për të çmuar këtë dashuri që si një lule e freskët ka çel.

Do vij dita së shpejti kur zemrat e tyre do bashkohen.

Do qëndrojnë sëbashku gjithmonë distancat në mes tyre do të largohet.