Dashuria ime krahë të kishte…Leonard Pipa


Dashuria ime krahë të kishte…një,

Si zogu i furtunës s’më ndalte asgjë!

Fshehtas do të ulesha në duart e tua,

Hëre herë pëllumb e herë herë pallua…

Ah në prehrin tënd …kokën pak ta vija,

Ti të kuqëloje nga ethet e mia.

Zjarrit të gjëmonte kraharori i shkretë,

Se kot thonë ëndërra s’është e vërtetë!