Dashuria nuk është humane- Eva Gjoni

Dashuria nuk është humane-

Ajo është thjesht e gjallë.

Dashuria u takon grimcave:

atomeve, molekulave,

neuroneve, qelizave.

Dashuria nuk është meritë,

ajo ndodh sepse duan grimcat.

Dashuria ime jam unë.

Unë dashuroj ndryshe nga ty.

Po, po!

Unë dashuroj si unë.

Dashuria ime është tjetër gjë,

me tënden dashuri nuk mund të puqet kurrë.

Për ta kuptuar timen dashuri,

duhet të jesh unë.

Sepse nuk ka tjetër, jam veç unë kështu,

e papërsëritshme, unike!

Në këtë mënyrë të dashuroj vetëm unë!