Dashuria si deti i thellë-Nexhat Bexheti


Nexhat Bexheti

Në errësirën e natës së heshtur

Dritat e yjeve si ëndrra zbresin

Kujtime të shkuara, në mendje përplasen

Gëzimi dhe trishtimi, në zemër bashkrenditen

Në këndvështrimin e humbjes, së dashurisë

Zemra ime rreh nën hijen e mallit

Kujtimet e kohës, së kaluar shkëlqejnë si yje

Ndërsa lotët zbresën, si shiu mbi lulediell

Natyra qetësisht flet,ndërsa yjet reth nesh bien

Dua të jem me ty gjithmonë

Dashuria jonë s’ka një fund të caktuar

Në botën time të ëndrrave

Të shoh, si yje që bien në errësire

Dua t’a përjetoj bukurinë tënde të padukshme

Për t’a ndjekur rrugën e përbashkët

Drejt dashurisë, së pashpjegueshme

Natyra më e bukur s’ka një pamje

Sa sytë e tu që shkëlqejnë si yjet në qiell

Dashuria ime për ty është si deti i thellë

E pafund, e pashtershme me plot jetë

Në zemrën time që qëndron si zell