DASHURISĒ
Përmbi gjoksin tënd shtëpinë kam ngritur,
Kjo botë pa ty nuk mē vlen asnjë grimē,
Ndjes pastë Khajami shpitndritur
Pēr aksiomēn që nuk do vērtetim.
Kush s’të ka ndjerë e nuk të ka prekur
Mjerisht tokēs mbi shpinë i rëndon,
Se zemrës që mbetet akull, e vdekur
Nga asnjë arterie gjak s’i buron .
Dimri i tērbuar trëndafilin e vyshk,
Por ti je pranverë e pambaruar,
Pleqëria ballin ta rrudh e ta ndryshk
Pērsëri gjakun ia mban prushëruar .
Dhe gazi dhe loti pa ty dashuri,
Ēshtë kupëz e vogël me helm të zi.
