Dashurisë për dashurinë-Tyran Prizreni Spahiu


Tyran Prizreni Spahiu

Kohë të gjatë ndjenjat kanë qenë të ngrirë

përgojimet, gënjeshtrat filluan të na ndjekin

nuk shijonim aromën e jetës

idhtësi e pafund në çdo pore të lëkurës.

*

Zbrita në vendlindjen e butësisë, dashurisë e bamirësisë

dera e hapur mirëpret krijesat e çiltërsisë

mbishkrimi mjaft i spikatur paralajmëron

pastroni shpirtin e pistë pastaj bëhuni pjesa jonë.

*

Hapësirë e bukur, gjelbrim, muzikë e lehtë

zërimi cilësor, kitara ndjek vargjet

zëri i artistit posi feniksi i dashurisë për dashurinë

emocionet rinore detin e trazuar qetësojnë.

*

Mrekullia ndodhi ne këtë mjedis parajsor

ylli i ndritshëm zbarkoi në oazin e bukur

me heshtje të përsosur frymëzova shpirtin tim

dorëzohem qetësisë së kozmosit të më shoqëron.

Tyran Prizreni Spahiu

Vargje poetike

UJË BURIMI