Dashuritë e Luizës-Brixhilda Dede


Fragment nga romani;

DASHURITË E LUIZËS

Nata kish filluar të binte duke lënë gjurmë gri xhamash. Ndërsa prozhektorët e fortë koridoreve të gjerë si dhe lëvizjet e vizitorëve të shumtë, të linin ndjesinë e kundërt.

Luiza qëndronte ulur në karige me fashot mbështjellë kokës.

Krevatët ndaheshin nga njëri tjetri përmes disa kortinave prej strome në ngjyrë blu.

Nga krahu i djathtë dëgjoheshin puthjet e vazhdueshme të një çifti si një sinfoni e ëmbël. Të linin ndjesi të përfytyroje se bëhej fjalë për dy të rinj në flogën e zjarrit.

Në krahun e majtë dëgjohej zëri i petagogut nga Kriti. Me barsoletat që tregonte me mënyrën e tij si të kishte studiuar për aktor, përpiqej të ndryshonte klimën e rëndomtë duke bërë dy djemtë e tij që kishin ardhur për të vizituar nënën e tyre të buzëqeshnin pakëz. Lënë mënjanë dhimjen, përpjekur t’ ja fshihnin njëri – tjetrit.

Nëna e tyre kishte qenë petagoge universiteti, një grua shumë e bukur dikur, por për shkak të operacionit kishte humbur llogjikën.

Ato që i vinin në memorje ishin vetëm kujtimet e të shkuarës.

Një britmë si oshëtimë prej mali i shkundi të gjithë të shtruarit dhe vizitorët në atë sallë të madhe.

Ishte një vajzë e re me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre.

Shtroheshin familjarisht në spital pasi nuk kishin të ardhura ekonomike. Aty flinin dhe ushqeheshin gjithashtu.

Vajza e re drogohej pasi i kishin thënë se sëmundja e rëndë që kishte po përparonte me hapa të shpejtë e nuk kish shumë shpresë për të.

Me veprimet e pakontrolluara që ajo bënte dukej sikur donte të jetonte ç’ do moment në mënyrën e saj pa vrarë mendjen për njerëzinë.

Bashkëshorti sapo kishte marë dy kose nga mensa për të ushqyer të birin, ndërsa ajo duke bërtitir si të ndodhej në ambjent shtëpie e jo spitali ju hodh të shoqit mbi kuriz e filloi ta puthte në kokë.

Luiza kishte hapur sytë me këtë skenë e dukej pak e zbehtë si të ndiente mungesën e dikujt.

Ishte ora kur vizitat largoheshin dhe infermieret kalonin për të ndarë hapjet.

Një infermiere shqiptare e punësuar në atë spital grek ju afrua Luizës pyetur si në shenjë miqësie, nga cili qytet vinte,..

Pas një bisede të shkurtër për momentin kishin ngrirë që të dyja.

Të dhënat tregonin se bëhej fjalë për të njëjtin burrë.

Koençidonin të gjitha, emri, mbiemri, puna, orët, karakteri, ditët e javës që ai mungonte,..

Goja ju ishte tharë e nuk gjenin më fjalë komunikimi.

Me shpejtësi dhe sy të zgurdulluar infermjerja nxjerr nga xhepi telfefonin treguar Luizës fotografinë e bashkëshortit.

Me një ton disi të rrëndomtë thotë,= ky është ai trimi,..

Luiza e sheh dhe buzëqesh, nuk e njoh u përgjigj,..

Të dyja qeshën me shpirt, u përqafuan.

Shkëmbyen telefonat duke u betuar se do të mbeten mike të mira përgjatë.

Vizitat mjekësore kishin mbaruar.

Aty ku gjithçka dukej se shkonte qetësisht, ndodhi e papritura.

Luizës, filloi ti rridhte prej hundës një lëng pa ngjyrë.

Nëna e saj e tronditur rrëmbeu një tas të madh plastik që ju ndodh pranë dhe ja vendosi para për të mbledhur lëngjet.

Një infermiere vrapoi përgjatë koridorit duku thirur mjekun e turnit.

Lëngu që rridhte nga hunda vinte prej palcës së kurizit.

Ëndra e Luizës për tu kthyer sa më shpejt pranë gjirit të familjes, po fikej.

Mjeku pas vënies së oksigjenit dhe mjekimeve të ndryshme që kalonin në venë, bëri të qartë se të nesërmen vajza do të hynte përsëri në operacion.

Këtë herë, shpresat ishin të pakta.

Nata, ngjante tepër e gjatë. Vërtitej si të ish një lëmsh i madh e i koklavitur.

Pak nga pak, po agonte. Frymët e rënda të natës po largoheshin bashkë me hijen e saj.

Një pëllumb i bardhë ulur në dritare, nuk ndante sytë e kaltër nga Luiza.

Si të donte ti dërgonte një mesazh,..

Brixhilda Dede @ 2023

~ vijon~