Kumrie Avdyl Shala
Zërin kur ta dëgjoj
trupi më drithërohet
shpirti më pëlcet
Të duash vërtet
nuk është lehtë
shumë herë hy në hak
me ty o jetë
Digjem në flakë
përvëlohem në vapë
e mallin tënd
askush nuk ma heqë
E kur mërzitem fort
qaj me dënesë
malli nuk më hiqet
jetoj çdo ditë me shpresë
Nëse një ditë
zilja e telefonit ndalon
mos më akuzo
s’është faji im
është perëndia
që më dërgoi në amshim
Një plagë
do më mbetet gjithmonë
në shpirtin tim
Se si do të lë
në këtë botë të rrejshme
e nga uji i rrëmbyeshëm
a do kesh shpëtim?
Nuk kam arritë t’i njoh
Romeun e Zhuljeten
por…
për një gjë jam bindur
se dashuritë e mëdha
vdesin largë njëra-tjetrës7⅞