“Dashuritë ndodhin këtë stinë”-Arsinoi Zengo Kallco


Mund të jetë një imazh i natyra

Në korie vjeshta është shtrirë

Sot ndjesia më përcëlloi shpirtin

Deri mbrëmë ishte akoma verë

Sot mëngjesi u gdhi i florinjtë!

Filxhanin e kafes po thithja magjishëm

Gjethe e pikturuar u këput mbi tryezë

Sa bukur kombinonin dëshirat

Aromë vjeshte kishte mbërirë!

Dashuritë ndodhin këtë stinë

Ipnozë ndjenjash zemrat rrëmben

Sa bukur kafja shijonte mbi buzë

Ashtu si dashuria jonë këtë vjeshtë!

E në qofshin të dehur me stinën

Unë nuk do heq dorë asnjëherë

Se dashurova këtë muaj atëherë

Dhe do vazhdoj të dashuroj si asnjëherë!

Vjeshta sot më zgjoi në gjumë

E veshur me petkun e florinjtë

Majë gishtave fluturova s’durova shumë

Të përqafova, të putha, ulërita

” O MUZA IME TI”

Arsinoi Zengo ✍️

●Dardhë●