Dashuroj:Nga Nikos Kavadhias-Shqipëroi: Lefter Shomo


NIKOS KAVADHIAS

DASHUROJ ( ΑΓΑΠΑΩ)

Dashuroj në botë gjithçka të trishtuar
Të sëmurët ngado, dashuroj sytë e zbehur
Të përtharat pemët e zhveshur, parqet e shkretuar
Dua vendet e muzgëta e qytetet e vdekur.

Dashuroj dhe shtegtarët me torbë në rrugë
Që qytetesh të tjerë të largët janë nisur
Muzikantët e verbër mes rrugëve plot zhurmë
Fukarenjtë, rrugaçët, çdo qënie të uritur.

Dua vashat që gjithnjë qëndrojnë në pritë
Të kalorësit që panë në ëndërr një natë
Që të shfaqet aty larg ,rrugës së
pambarimtë
Të përgjumurat mjelma përmbi pëndët e bardhë.

Pa e ditur nëse kthehem do hipi n’ anije
Për rrugëtime të reja do të marr udhëtimin
Sa do të doja që bashkë me të ta bëj nisjen
Kurrë të mos bëj kthimin.

Dua gratë e bukura që derdhin lotë
Që shikojnë aq larg, që vështrojnë trishtuar
Dashuroj çdo qënie që qan në këtë botë
Sepse aq shumë më ngjet mua.

About Post Author