Dasmë në Big Brother Vip


Më në fund ndodhi ajo që publiku kishte ditë që e priste. Kiara dhe Luis deklarohen si cift nëpërmjet një puthjeje dhe një organizimi festiv , ku Vëllai i Madh i dëgjoi dëshirën Luisit duke i sjellë këngëtarin Altin Shira. Veshur me të bardha bukuroshja Kiara dhe personazhi më i komentuar i këtij edicioni, Luisi festuan sëbashku me banorët e tjerë mbrëmjen e djeshme. Videot nga ngjarja e këndshme kanë pushtuar mediat online dhe përfshirë gjithë audiencën shqiptare. Të paktën nuk përfshihemi vetëm në lajmet negative , ne dimë tu japim vëmendje edhe gjërave të bukura. Kurioz gjithashtu për vazhdimësinë e kësaj marrëdhënieje..