Dasmorë në dasmën time-Nexhat Nallbati


Nexhat Nallbati

Martohu më the o nëna ime,

Kur isha i vogël në rininë time,.

E madhe ishte dëshira jote,

Mua dhëndër të më shikoje.

Prit moj nënë të thashë unë,

Që tani do të më bësh burrë !

Pse nxitohesh të më martosh mua ?

Të rritem dhe ca, të piqem akoma.

Me zërin tënd që dridhej shumë,

Më the dy fjalë që si haroj kurrë,

Ti o djalë e sheh që unë jam plakë,

Dua të të martoj sa jam vetë gjallë.

Fjalën tënde unë s’e kundërshtova,

Martesën time nuk e vonova,

Në dasmën time ti ishe DASMORE,

Kërceve,këndove dhe u lumturove.

Dëshira ime ishte tepër e madhe,

Njërin prej fëmijëve të më martoje,

Një peng të madh më le o nëna ime,

Në dasmën e tyre dot nuk erdhe.