Daut Maliqi-“ Kush ka motra e ka botën”!


Daut Maliqi

  · 

“ KUSH KA MOTRA E KA BOTËN”!

Fjala moter,

fjalë e shpirtit,

Fjalë e zemrës,

fjalë e rritës,

Fjalë e dritës!

Fjala moter,

Fjalë e ëmbël,

Fjalë humane,

Fjalë e besës,

Fjalë e dashurisë.

Fjala moter,

Fjalë urtie,

Fjalë bujare,

Fjalë fisnikërie,

Fjalë e sinqeritetit.

Fjala moter,

Fjalë gëzimi,

Fjalë lumturie,

Fjalë e bukur,

Fjalë krenarie.

Fjala moter,

Fjalë mirësie,

Fjalë edukate,

Fjalë humane,

Fjalë njerëzore.

Fjala motër,

Fjalë paçe,

Fjalë dije,

Fjalë botërore,

Fjalë ardhëmerie.

Motra ëshë krenari,

Motra është bukuri,

Motra është ëmbëlsirë,

Motra është jetë,

Motra është ylleshë.

Motra është si hëna,

Që na don si nëna.

“Kush ka motra thonë

E ka botën”

E ka miqësin, i ka yjet.

Motra rrezaton si dielli,

Shkelqen si hëna

Shtëpin na mbush

Më aromë trendafili!

Daut Maliqi, autor

30 tetor 2022, Kamenicë

About Post Author