Daut Maliqi
ME FATIN E NJERIUT…!
———-———————-
Fatin e njeriut,
e përcakton lindja,
e dhuron Përendia,
e mban dashuria.
E ndërton vetë njeriu,
më punë, dije, besim
dhe sjellje të mira…
Më mendim pozitiv,
më mirësi e kulturë,
më sinqeritet e begati
dhe besim në Zot e dashuri.
Më fatin e njeriut,
kurrë mos luani,
Se ju humbë krenaria,
Ju denon edhe Përendia!
Daut Maliqi, autor
Pos… 12 tetor 2022
