Daut Maliqi-Vdekja s’ka alternativë


VDEKJA S’KA ALTERNATIVË
( Rrefim )

Bala është një njeri
i urtë, e dinitoz,
besimtar e atdhetar.
Ai e do poezinë,
e do jetën…
e do kulturën,
të vërteten…
dhe qyteterimin.
Por për çudi
nuk e pranonë,
se arti është..
i pavdekëshem.
Bota mund të jetojë,
edhe pa letersinë!
Madje,më lehtë do ta
kishte edhe pa njeriun.
Por vdekjen e mendoj,
vëtem në qetësi,
si fund… të jetës,
të çdo njeriu e gjallese.
Vdekja thonë vjen vëtem,
për të definuar jetën,
e jo për ta penguar…
sepse jeta vazhdonë.
Të gjithë e dinë se vdekja
është e vërtet dhe nuk ka
tjeter allternativë.
Andaj jetën duhet jetur,
në paqe, harnoni, punë,
begati, sinqeritet e dashuri.
Ngase heret apo vonë,
kësaj bote patjetër,
duhet ti thëmi lamtumirë,
vdekja s’ka alternativë!

Daut Maliqi, autor

About Post Author