Daut Maliqi
Bredhje nëpër stinë
Bredhim nëpër stinë,
Pa itinerar,
Me aromë lulesh shoqëruar
Kudo pranverë në sy,
Verë në mendime,
Vjeshtë në etje,
Dimër kur na duhet fshehtësi.
Fluturojmë në lartësi,
Të kapim hënën me dorë,
Shprësen ta ngulim në tokë e qiell,
Dritën ta marrim nga yjet,
Dielli të na bëhet zemër,
Me bukën ajrin e ujin.
Kur shiu bie në horizonte,
Rrugët e malit bëhen lumenj,
Fatin tonë biblik e lidhim nyje,
Me koloritin e ngjyrave të ylberit,
Nisemi deri tek ëndrra,
Në shtizën e lajmërimeve varur,
Një flamur flet pë ne!
Daut Maliqi, autor
Pos.. 6 janar 2022
Kamenicë- Kosovë
