Daut Maliqi:Dhimbje e nënëlokeve


Daut Maliqi:Dhimbje e nënëlokeve

Më shqetëson
Dhembje e Nënëlokeve,
Për brengat e mallin,
Që bartin vite e dekada,
Me zemra të thyera,
Për bijtë e bijat e tyre,
Që morën rrugën e kurbetit,
Dikur nga dhuna,
Tani për kafshatë goje!

Lotet e tyre,
Të rëndë sa bjeshka,
Na vrasin të gjithëve,
Nuk dijë deri kur?

Zemra me digjet flakë,
Kur shoh të rinjtë,
Si bredhin vërdallë,
Pa punë e perspektivë,
Për jetë normale,
Në atdheun tonë,
Të bukur e lapidar!

Eh, në shqiptarët,
Për botën demokratike,
Sa të vlefshëm jemi,
Thotë me nostalgji,
Një mergintar…!


About Post Author