Daut Maliqi:Koha i ka rrugët e veta


Daut Maliqi

Koha i ka rrugët e veta

Po zgjatet dita,
Po shkurtohet jeta,
Lumë ata që bëjnë,
Vepra të mira.

Vepra të mira,
Vepra njerëzore,
Vepra humane,
Dhe dinjitoze.

Koha kalon,
E nuk kthehet mbrapa,
Por ajo na shënon,
Të mirat e të këqijat tona.

Koha nuk i do fare,
Të padrejtit e hajnat,
Shpirtligj e kriminel,
Injorantë e poltronët.

Koha i ka rrugët e veta,
I ka katër stinë,
Të bukura e të sakta,
Që pasurojnë jetën,
E njerëzve e të gjallesave.

Koha është mirësi,
Ajo është lumturi,
Koha është dashuri,
Ecë e kurrë nuk ndalet,
Mbrapa lënë historinë!

Daut Maliqi, autor
Pos.. 13/1/ 2022/
Kamenicë- Kosovë

About Post Author