Daut Maliqi
Kultivone dijen e mirësinë!
( Mesazh )
-———-—————————-
Edhe ju bijtë e bijat e mia,
Jeni mrekullia e zemrës time,
Jeni bijet e bijat e shqipës,
Jeni lumturia e njerëzimit.
Gjatë jetës përpiquni,
Të rrezatoni si dielli,
Të ndriçoni si hëna,
Të shkelqëni si yjet.
Kultivone dijen e mirësin,
Humanizmin e urat e miqësisë,
Mendimin pozitiv dhe…
Atdhedashurin e urtin!
Mësoni sa më shumë,
Në moshën rinore,
Më punë dinitoze,
Dhe dashurin njerëzore,
Krijone ardhëmerin
Të vertetës përherë,
Më guxim dilni krah,
Gënjesheshtrat e shantazhet,
Kurrë mos i pranoni.
Keni kujdes- e huaja nuk bëhet e juaja!
Jeta është sfidë,
Nuk e donë lakmin,
Nuk e donë tradhetinë!
Behuni të sinqertë,
Mikëprites e bujar,
Luftone të keqën,
Përfillene të mirën.
Urrejtjen e xhelozin,
Përcilleni përtej shtatë bjeshkëve,
Besoni në Zot dhe
Në bukurit e mirëqenjën njerëzore.
Kështu na patën edukuar,
Dhe na lënë amanet,
Babai Asllan e nënëmadhja Hyra!
