Ngjarjet e shpresa..!
Secila ngjarje,
E ngacmon ngjarjen tjeter,
Secili lumë
E ka rrjedhën e vet.
Çdo gjallesë
E ka rritën e vdekjen e vet.
Secila kohë
Meritat e veta
I ngre në legjendë.
Në parkun e qytetit,
Nën drurin e Blinit,
U mbrojta nga rigat e shiut
E rrezet e ngrohta të Diellit.
Toka u përqafua
Me ngjyrat e ylberit,
Bari gjelbëroi më nguti,
Qytetit ia shtoi frymëmarrjen,
Jetës ia shtoi shpresat…!
E unë vazhdova meditimin,
Për ngjarjet e radhës,
Të lumtura apo të trishta,
Dhashtë Zoti në rruzullin tokësorë,
Të nderpritën luftërat dhe
Njerëzit të jetojnë në paqe,
Begati e dashuri njerëzore!
Daut Maliqi, autor
Një qershor 2022
Kamenicë ( Kosovë)
