Daut Maliqi
Po rrahin daullet…
Në Dushkaja,
n’ male të shpeshta,
rritën zanat,
por si mbretëresha.
Atje ka edhe drenushe,
luana e luanesha,
atje lindin goca
të bukura e trimerêsha.
Në bjeshkët e dendura,
me kroje t’argjenta,
vashat sorkadhe
e djemtë dai,
lozin e këndojnë,
më plot dashuri.
Gëzohen edhe shpendet,
dhe kafshët e egra,
që në zemër t’Kosovës,
po frymon e reja.
Po rrahin daullet,
vallët po vazhdojnë,
trimereshat sypatrembur,
dhe trimat e lirisë,
na çliruan atdheun,
na e sollen lirinë.
Me ecja përpara,
dije e unitet shpirteror,
do të vije edhe dita
e bashkimit kombetar.
Daut Maliqi, autor
9 prill 2022
