Davë Begu-Bukuria…


( Prozë )

BUKURIA….

Le të udhëtojmë pas të bukurës, të qëndrojmë në qënien tonë duke kërkuar diellin e shpirtit që të flemë e të zgjohemi me të.

lexojmë mendimet e bukura për jetën e të flirtojmë me buzët e ëndrrave, të pyesim zemrën se kush banon brënda sajë dhe të meditojmë ç’do ditë duke plotësuar boshllejqet të cilat na kanë krijuar dhimbje herë pas here.!

Të udhëtojmë mendimesh duke kërkuar të bukurën, një trysni e fortë brënda vetes të jep energjinë të ndryshosh e të gjesh bukurinë e shpirtit, qetësinë, shpresë e dëshirë…!

E nëse qielli i ditës është zhdukur të gjejmë veten përsëri në bukurinë e hënës së natës, në yjet të cilat na shoqërojnë në ç’do rrugë të humbur e na japin kënaqësinë që duam.!

Jo të gjitha ditët janë njësoj, papritur lind një ditë e re ku shohim diellin tek ulet mbi qepallat tona, ulet ëmbël në horizont me rrezet e arta dhe mendimi ngrohet dhe bëhet më i bukur, dhe shumë lezetshëm fytyrat njerëzore, tokat, malet,fushat, detet,kafshë, shpend, zogjt e lulet buzëqeshin me rrezet e diellit që përkëdhelin ëmbëlsisht.!

Ndjeje bukurinë e jetës duke ngrohur dritaret e zemrës me mendimet e bukura gjatë rrugës që ecim ç’do ditë të jetës.

Mos ki frikë nga s’tuhitë e kohës….

Durimin bëje të ëmbël…

Zemrën ngrohe me dashuri…

Me sy preki rrezet e diellit dhe ngjyrat e ylberit dhe ndjeji brënda qënies tënde të gjitha bukuritë.!

Një oqean i madh mendimesh të bukura na përfshin si pa dashur, e në të prehemi qetësisht, të harrojmë ditët e errëta dhe të notojmë duke u zhytur thellë në ditët që lundrojnë në varkat e jetës.!

Le ti japim ushjim shpirtit me mendime të bukura edhe nëse i tejkalojmë kufinjtë e ç’mëndurisë duke dashur bukurinë e jetës që të rrëmben në poezinë pa fund të sajë!

About Post Author