Dedikim në ditëlindje aktores Mirketa Çobani…!!Pirro Minella Millona


DEDIKIM NË DATËLINDJE AKTORES MIRKETA ÇOBANI…!!

…. ” Përsëri edhe sot në datëlindjen tuaj ashtu i bukur erdhi imazhi i artistes Mirketa Çobani…!!”

….Si mund të harroja pa dedikim aktores të bukur elbasanase Mirketa Çobani.
Ajo sot ka datëlindjen e saj. Lindi më 23 Mars 1947 ne qytetin e bukur te Elbasanit.
Vitet për të janë thjesht numra.
Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve Tiranë dhe pas diplomimit ka punuar në Teatrin Popullor dhe në Teatrin e Kukllav në Tiranë.
Ka debutuar edhe në shumë filma asrtistikë me metrazh të gjatë.
Filmi “Horizonte të Hapura” me regji të të madhit Viktor Gjika dhe me skenar të Poetit legjendar Dritëro Agolli. Shoqëruar nga muzika aq e ëmbël e Limos Dizdarit.
Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.
Kush nuk e mban mënd rolin e saj veshur në petkun e Artës.
Aktorët pjesmarës në film:
Dhimitër Orgocka…..Urani
Sandër Prosi…..Kapiten Zylo
Robert Ndrenika…..Azemi
Pandi Raidhi…..xhaxha Ymeri
Nikolin Xhoja…..Kiço
Gaqo Spiro…..Petro
Sulejman Pitarka…..Sokrati
Mirketa Çobani…..Arta
Shpëtim Shmili…..Robert Çamçakizi
Ermir Koklari
Dhorkë Orgocka…..gruaja e Uranit
Thanas Boradini
Todi Thanasi
Gaqo Lepuri
Dashamir Gjati
Petraq Gjata
Abdulla Duma
Vangjel Sotiri
Mustafa Alushi…
Luajti role të tjera në filmat me metrazh të gjatë si:
-Në filmin “Qyteti më i ri në Botë” viti 1974 në rolin e Mamaja e Fatmirit. Me skenar të Muharrem Skënderit dhe me regji të Xhanfize Keko.
-Në filmin “Shoku ynë Tili” viti 1981 në rolin e Mësuese drita; skenari Qazim Kashari, Naum Bitri dhe Halil Kamberi; regjia Fehmi Hoshafi.
-Në filmin “Dora e ngrohtë” viti 1983 në rolin e Mësuese Zhani; skenari Neshat Tozaj dhe Kujtim Çashku;
-N[ filmin “Koha nuk pret” viti 1984; skenari Dhimitër Xhuvani, Vangjel Leka, me regji Kujtim Meçaj.
…Edhe sot profili i saj është po aq i bukur si dikur, thinjat e argjënda ja kanë shtuar hijeshinë dhe personalitetin e saj…..

About Post Author