Dedikim në datëlindjen një nga themeluesit të këngëve e valleve popullore të paharruarin Gëzim Kaceli…Piro Millona Minella


…. “Është vlerësim të jeni bashkëshortja e të madhit Gëzim Kaceli, por besoj edhe përgjegjësi e madhe…”

….Më tërhoqi më shumë se emri mbiemri i saj Kaceli. Kështu pa hezituar i bëra kërkesë për miqësi. Nuk vonoi pranimi i kërkesës time. Disa kohë thjesht nuk patëm komunikim. Por një mbasdite i shkruaj mesazh:

-Ju kam parë që hyni në profilin tim dhe lexoni skicat e mia modeste. Besoj e ndjeni veten shpesh herë pjesë e grimcave jetësore.

-Po shumë kam lexuar nga krijimet e tua dhe më kanë tërhequr. Shkruani thjesht dhe qartë pa ngarkesë të tepër me figura letrare.

-Mbiemri juaj Kaceli më shton mendimin se ju keni lidhje familjare me të madhin Gëzim Kacelin, si një ndër themeluesit e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, mjeshtrin e valleve. Do të mbahet mend si një nga koreografët më të shquar, i cili dha një kontribut të madh në themelimin e artit koreografik në Shqipëri.

Më rezervoni një kafe tju dhuroj dy vëllimet “Romanca” .

-Sigurisht Piro e pranoj ftesën tuaj. Mund ta lëmë nesër ora 10, nuk e di ku e keni banesën tuaj, por mundet të takohemi tek “Taivani” nga hyrja kryesore.

….Sot ora 9,45 isha ulur tek ambjentet e Taivanit. Porosita një kafe dhe prita. Ora 9,54 i shkruajta:-Kam ardhur këtu jam.

-Edhe unë sapo erdha, por nuk po ju shikoj.

U ngrita dhe pas pak shikoj një Zonjë fisnike me celular duke shkruajtur para meje disa hapa.

U kthye nga unë më përshëndeti dhe u takuam. E ftova dhe u ulëm në tavolinë. I dhurova librat “Romanca” me dedikimet përkatëse.

Biseduam për familjet tona, për skicat e mia dhe i bëj pyetjen time:

-Besoj do më tregoni më shumë për Gëzim Kacelin, si bashkëshortja që i qëndroi afër për periudhë të gjatë kohe deri sa u shua në vitin 199 në Kalabri.

Mori frymë thellë u mbështet në karrike dhe më tha me zë të ulët aq njerëzor:

-Kam besim se do të shkruash për bashkëshortin tim, njeriun e dashur për të gjithë Gëzimin tonë të paharruar.

-Mikja ime Serije, kështu do të thërras.

-E saktë edhe miqtë e mi dhe shoqet kështu më thërrasin.

Të flasësh për Gëzimin sidomos këtë 25 vjetor të largimit të tij

nuk e kam të lehtë.

-A më lejon mua të flas ato që kam mësuar dhe di për të madhin Gëzim Kaceli. Ju mund të më korrigjoni për ndonjë pasaktësi. Më lejoni të përshkuaj thjesht prejardhjen e familjes Kaceli.

Për të njohur Gëzim Kacelin, këtë krijues të madh, këtë intelektual, puntor i palodhur, qytetar i denjë i një kryeqyteti, duhet më parë të njohim derën e familjes së madhe , nga doli Gëzimi i Artit Shqiptar.

Familja Kaceli është nga ato dyer autoktone tiranase.

Shkarazi po përmënd seIsmail Kaceli ka qenë një luftëtar me emër gjatë Lidhjes së Prizrenit. Edhe i biri i Ismailit, Osman Kaceli, luftoi për mbrojtjen e Shkodrës gjatë sulmit malazes..

Një figurë tjetër e rëndësishme ka qenë dhe Ali Kaceli, babai i Gëzimit, i cili ishte ndër krijuesit e parë të artit të kartolinave në Tiranë me pamje vizive po nga qyteti i lindjes.

Fotografitë e Aliut sot janë relikë në llojin e vet sepse pasqyrojnë një Tiranë pothuajse të shuar nga kujtesa kolektive dhe pse një figurë mjaft e respektuar, do të vdiste rrugëve të internimit në Berat. Në përbërjen e Familjes së madhe KACELI, nuk mund të mos përmendim një nga piktorët më të mëdhej shqiptar, Sadik Kaceli. Sadiku fillimet e tij i ka në Shkollën Teknike Amerikane të Tiranës ku u specializua në vizatim. Më pas ai do të ndiqte një nga shkollat më të njohura të pikturës në Evropë siç ishte Ecole Nationale Supérieure des Beaux Arts dhe do të ishte nxënës i piktorit të famshëm francez Henri Matisse.

Por trashëgimia vazhdon hapat e Sadikut i ka ndjekur dhe i biri, Buron Kaceli, i cili është sot për sot një nga piktorët më të mirë i kohërave tona.

Nga hulumtimet e mia familja Kaceli njihet si dhe një nga familjet e para shqiptare për tregti, por tregtari Jonuz Kacelin, u vra barbarisht pjesatar me grupin e gjoja bombës sovjetike.

Gëzimi do të mbahet mend si një nga koreografët më të shquar, i cili dha një kontribut të madh në themelimin e artit koreografik në Shqipëri. Do të kujtohet si model i valltarit, balerinit, koreografit, baletmaestrit e pedagogut të shquar.

Disa nga perlat e valleve shqiptare, si “Vallja e Tropojës”, “Barinjtë e Korabit”, “Vallja Gorarçe”, “Suitë vallesh të Shqipërisë së Mesme”, “Trio e Shupalit”, “Valle Arbëreshe” e shumë e shumë të tjera janë realizuar prej mjeshtrit Kaceli dhe brezat mbarë janë rritur me krijimtarinë e tij.Vargu i punimeve koreografike të mjeshtrit Kaceli është tepër i gjatë dhe prek të gjitha trojet shqiptare. Aktivitetin e shkëlqyer që bëri me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve e vazhdoi me Ansamblin e Ushtrisë dhe pas vitit 1990 në Kalabri me trupën e valleve të këtyre trojeve.

Nepermjet nje pune kerkimore dhe studimore te pareshtur ne te gjitha trevat e Shqiperise (dhe jo vetem) ai e trajtoi kete art me dashuri e delikatese, pa e cenuar kurre thelbin e tij. Ai eshte laureuar tre here fitues ne Festivalet Internacionale te Moskes, Vienes dhe Helsinkit. Ka fituar gjithashtu çmime te shumta ne aktivitete dhe festivale kombetare, eshte dekoruar me “Medaljen e Punes” dhe i eshte dhene titulli i larte “Artist i Merituar”.

Por besoj miqtë e mi në rrjetin social duan ta njohin më mirë Gëzim Kacelin….

Lindi në 7 qershor 1933 dhe në moshë mjaft të re familja e tij do të internohej në Berat dhe më pas në fshatrat e thella të Tepelenës. Nuk do të qe e largët koha kur Gëzimi djaloshar do të binte në sy për aftësitë e tija valltare. Ai fitoi konkursin e organizuar nga baletmaestro rus, Georgi Perkun, i cili po kërkonte elementë për krijimin e një trupe baleti profesioniste në Shqipëri.

Të fitoje një konkurs atë kohë duke qenë i persekutuar tregon qartë se çfarë talenti ka patur Gëzimi, aq sa rusi nuk bënte dot pa të. Ishte koha kur sistemi përpiqej të krijonte njëriun e ri komunist. Megjithatë, përsos faktit se Gëzimi vinte nga një familje për kohën me një biografi të keqe, ai kurrë nuk doli nga fisnikëria e mbiemrit të tij.

Me punë të madhe deri në vetmohim do të arrinte të bëhej balerin solist. Mjeshtërinë e tij prej balerini do ta tregonte si solist në “Flamuri i Paqes”, “Shatërvani i Bahcisarajt”, “Esmeralda”, “Traviata”, etj shfaqje pafund. Vlerat e tij të rralla si balerin i tregonte falë individualitetit të tij artistik.

Vetëm në moshën 24 vjeçare Gëzim Kaceli do të ishte dhe një nga themeluesit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Kompozitori i shquar Çesk Zadeja duke parë talentin e të riut do t’i besonte koreografinë krijuese të të gjithë Ansamblit të Valleve.

Valle me Motive te Tiranes – Koreografia Gezim Kaceli

Valle me Motive te Tiranes – Koreografia Gezim Kaceli

Prej këtu merr udhën një jetë magjike.

Gëzimi kaloi vite në të gjitha trevat e vendit duke hulumtuar çdo grimcë trashëgimore artistike tonën si popull. “Vallja e Tropojës”, një perlë në reporterin e valleve tradicionale, u krijua nga një tiranas.

Më pas krijimtaria e Gëzim Kacelit nuk do të kish më të sosur. Premierat e tij vijuan me “Suita e valleve të Tiranës”, “Vallja e Dropullit”, “Vallja Devollice”, “Vallja Dyshe e Shupalit”, “Trio e Shupalit”, “Vallja Labe”, që konfirmonin sërisht e sërisht jo vetëm aftësitë krijuese koreografike por, edhe njohurinë e lartë që Gëzimi kishte për kulturën e zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Presa me Jatagane

Vallja “Presa me Jatagane” – Koreografia Gezim Kaceli – Soliste Donika Miluka, Fatos Zajmi, Besim Zekthi

Falë talentit të tij nuk do ta nisnin rastësisht student në Rusi. Ku Gëzimi pati fatin të zgjeronte dijet e tija në një nga shkollat më të famshme. Kështu ai studioi për baletmaestër e koreograf në Institutin e Regjisurës dhe Koreografisë Lunacharsky (GITIS) në Moskë.

Në Rusi do të vinte në skenë vallen e Malësisë së Madhe dhe atë të Shupalit. Fat tjetër i madh për të ishte se u përgatit nga koreografë të shquar rusë si Rostislav Zakharov, Leonid Lavrovsky, Shatin.

Me prishjen e marëdhënjeve me Rusinë, Gëzimi e mbaroi shkollën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Me mbarimin e studimeve krijimtaria e tij do të merrte një hov marramendës me premiera si “Dasma Tiranase”, “Dasma në Malësi”, “Barinjtë e Korabit”, “Valle e Burrave Dibranë”, “Motive të Shëngjergjit”, “Valle e Koxhaxhiut”, “Arbënia Kryezonjë”, kjo e fundit mbetet një nga të parat poemë vokalo koreografike Shqiptare, e sa dhjetëra e dhjetëra krijime të panumërta.

Edhe pse do ta largonin nga Ansambli, që ai e kishte ngritur Gëzimi kurrë nuk ndaloi së krijuari, së punuari, së ëndërruari. Tashmë si i jashtëm do të vinte në skenë tre opereta me koreografi të tijën “Dhëndri u Transferua”, “Karnavalet” dhe “Vjeshta e Artë”.

Po nuk mund të rri pa përmendur dhe një nga kryeveprat e Profesor Kacelit, sepse nëse nuk e përmend, për fëmijët shqiptar bëhet fjalë për baletin “Kecat dhe Ujku”.

Një gjeni si Gëzimi e degdisën në Ansamblin e Kombinatit e më pas në Ansamblin e Ushtrisë, por edhe këtu kurrë nuk rreshti së besuari në aftësitë e tija krijoi dhe një tjetër perlë klasike “Legjenda e Lules Honine”. Honina ishte një vajzë jetime, e cila shërbente si punëtore e thjeshtë në një familje të pasur.

Kudo që e dërguan falë biografisë, ai diti të arrinte kryevepra. Mjafton respekti i Çesk Zadesë, Feim Ibrahimit, Agim Krajkës, Tish Daisë, Agron Aliajt dhe mjaft artistëvë të tjerë karshi Gëzimit, për të kuptuar që ai është një kolos në artin e tij. Meritë e madhe e Profesor Kacelit është dhe fakti se ai diti të formonte breza e breza balerinësh të çdo lloj forme lirike apo klasike.

Janë me qindra artistët që i detyrohen Profesorit të tyre, megjithatë, Gëzimin e gëzonte fakti se nxirrte artistë cilësorë.

Gjithë shqiptarët i janë të detyruar punës plot devotshmëri të Profesor Kacelit.

Edhe vëllezërit Arbëreshë e kujtojnë me nostalgji Profesor Gëzimin. Viti 1991 do ta gjente emigrant në Kalabri, ku do t’i përvishej punës për të krijuar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Arbëreshe. Ai punoi në shkollat më në zë të zonës.

Por vdekja e parakoshme do ta ndante nga kjo jetë në vitin 1999. Dhe sot trupi i tij prehet në qytetin e lindjes Tiranë. Këtë mars u bënë plot 15 vjet pa mjeshtrin dhe fisnikun, Profesor Gëzim Kaceli.

Kjo gjë aq sa na trishton, aq dhe na jep forca, sepse ai jeton përmes trashëgimisë së tij artistike dhe çdo shqiptar lindet e rritet me krijimtarinë e tij.

Më vjen mirë që biri juaj, Renis Kaceli, ka ndjekur hapat e të jatit duke mbaruar Liceun Artistik të Tiranës për balet, e prej vitit 2009 mban dhe diplomën e meritës në balet nga Akademia e La Scala të Milanos, si dhe është krijuesi dhe drejtori i një shkolle private baleti në Itali. Gjithashtu, Gëzimi jetonte dhe me të bijën, Sonila Kaceli, e cila ka mbaruar studimet për etnomuzikologji dhe këndim operistik barok në Universitetin e Bolonjës dhe po ashtu studimet si aktore në shkollën Teatrale të Collit….

-Zonja Serije këtë dedikim e bëra me rastin e datëlindjes më 07 Qershor 1933, të Profesor Gëzim Kaceli.

Mbarova që rrëfyeri çfarë kisha lexuar e mësuar për Profesorin e madh Gëzim Kaceli, duke parë në sy Zonjën Serije. Ajo kishte humbur në kujtimet e saj. Nuk e ngacmova disa minuta deri sa u rikthye aty realisht me mua në atë tavolinë të thjeshtë.

E përmalluar më kapi duart dhe vetëm disa fjalë tha:

-Piro më pëlqeu tejet jam e emocionuar deri në lot … nuk gjej fjalë për të falenderuar se kur je larg është vështirë që dikush me zemër e talent të veçantë të shkruaj e të hyjë në brëndësi sikur ta kishte njohur personalisht, Gzimin e urtë, bashkëshort i dashur, prind i shkëlqyer dhe njeri i rrallë për shoqërinë me të gjithe artistë e jo artistë…Nuk kam fjalë….

-Dua të shtoj Seri diçka që më ka bërë për shtypje si shpjegohet që i madhi Gëzim Kaceli nuk ka marrë titullin “Artist i Popullit”…

….E përcolla Zonjën Sejrije Ruka Kaceli deri në kryqëzimin e rrugës. U takuam dhe mora premtimin e saj për mundësinë e takimit tonë pas kthimit nga Italia…