Dedikim shpirti-Blerta Basha


Blerta Basha

Të gjitha ditët me ty për mua janë ditëlindje,

Janë rreze dielli që më ngrohin jetën,

Janë buzëqeshja lumturia e gëzimi,

Pa ty do isha një e vetme asgjë tjetër.

Në zemër të shtrëngoj fort me buzët e dashurisë,

Me krahët e ylberit çdo çast të përqafoj,

Si ty edhe në fund të botës të kërkoja,

Ska të dytë qiellin tënd t’a zëvendësojë.

Edhe njëqind vite bashkë familjarisht,

Urojë nga thellësia e zemrës me kujtime,

Kam pranë një univers të gjithë,

Dashuria e pafundme e jetës time!