DEDIKUAR: Festivalit të 15-të të Këngës në RTSH…Piro Minella Millona


DEDIKUAR: Festivalit të 15-të të Këngës në RTSH….zhvilluar në datat 23-25 dhjetor të vitit 1976 në Tiranë.

…. ” Nënë moj do pres gërshetin… zëri fitues i Vaçe Zelës…. kompozimi i të madhit Avni Mulës, që e këndoi këngën si interpretues i parë….”

….Po shkruaja diçka dhe në internet kisha dëshirë të dëgjoja këngët e Vaçe Zelës që herë pas here më shoqërojnë në orët e vona, në qetësinë time…
Befas Vaçja po këndonte këngën “Nënë moj do pres gërshetin”, të kompozitorit Avni Mula.
Ndërpreva çfarë po shrkuaja dhe e ndoqa me vëmëndje. Si në ekran para syve të mi e gjithë skena e Festivalit të 15-të të Këngës në RTSH….
Ka qënë fund dhjetori 1976, pikërisht në datat 23-25 dhjetor në Tiranë. Në strukturën e këtij Festivali ishin gjithsej 24 këngë:
Në natën e parë u kënduan 12 këngë, në natën e dytë po 12 këngë u lënduan, në natën finale u kënduan 14 këngë.
Fituese doli kënga “Nënë moj do pres gërshetin”, me temë nga lufta, kompozuar nga i madhi Avni Mula, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga vetë autori Avni Mula si interpretues i parë dhe interpretues i dytë Vaçe Zela.
Një kuriozitet është festivali i gjashtë që fiton Vaçe Zela.
Në këtë Festival kemi edhe këngëtarët nga radhët e muzikës klasike – operistike. Ngritja e siparit të këtij Festival shërbeu si fillim karriere për këngëtarët Kozma Dushi, Afërdita Laçi (Zonja), Adriana Ceko, Muharrem Herri. Pikërisht këta dy te fundit, më pas, do të formojnë një duet që interpreton bukur këngë të ndryshme në disa festivale të më vonshme.
Edhe një kuriozitet tjetër fillojnë karrierën e tyre në festivale kompozitorët Hajg Zaharian e Spartak Tili.
Në natën e parë më datë 23 dhjetor 1976, të 12 këngët e kënduara ishin:
1- “Partisë” kompozitor Çesk Zadeja, Teksi Popullor, kënduan Interpretues i parë Pëllumb Katroshi, interpretues i dytë Agim Quku
dhe Pandi Zguro.
2- “Vallja e festës së madhe” , kompozitor Reshat Osmani, teksi Flamur Laro, kënduan interpretuese e parë Violeta Zefi, interpretues i dytë Petrit Lulo.
3- “Bisedon një popull me Partinë”, kompozitor Limos Dizdari, teksi Luan Rexhepi, kënduan interpretuese e parë Liliana Kondakçi, interpretuese e dytë Alida Hisku.
4- “Vijnë delegatët nga Kongresi i 7-të”, kompozitor Aleksandër Peçi, teksi Bardhyl Londo, kënduan intrepretuese e parë Fatma Zyberi, interpretuese e dytë Eglantina Zagora.
5- “Gjeologut të ri”, kompozitori Shaqir Kodra, teksi Nasi Lera, kënduan intrepretues i parë Muharrem Herri, interpretuesi i dytë Kujtim Kamberi.
6- “Buka dhe çeliku”, kompozitor Agim Prodani, teksi Pandeli Koçi, kënduan interpretuese e parë Ema Qazimi, interpretuese e dytë Zeliha Sina.
7- “Të gjithë ushtarë”, kompozitori Vangjel Petushi, teksi Popullor, kënduan interpretues i parë Pëllumb Katroshi dhe Pandi Zguro, interpretuesë të dytë Agim Quku dhe Shpresa Terezi.
8- “Gjithmonë në aksione”, kompozitori Agron Xhunga, teksi Petraq Risto, kënduan interpretuese e parë Brunilda Sota, interpretuese e dytë Zhulieta Demçe.
9- “Dita më e lumtur”, kompozitor Alfons Balliçi, teksi Vasil Dede, kënduan interpretuese e parë Suzana Qatipi, interpretuese e dytë Zina Zdrava.
10- “Atdheu im gjithë Shqipëria”, kompozitori Hajg Zaharian, teksi Bashkim Hoxha, kënduan interpretuesi i parë Petrit Dobjani, interpretuese e dytë Lindita Sota (Thollori).
11- “Në zemra kemi heroizmin”, kompozitori Josif Minga, teksi Demokrat Anastasi, kënduan interpretuesi i parë Petrika Rrëmbeci, interpretuesi i dytë Agim Quku.
12- “Nënë moj do pres gërshetin”, kompozitori Avni Mula, teksi Hysni Milloshi, kënduan si interpretues i parë vetë autori Avni Mula, si interpretuese e dytë e madhja Vaçe Zela.
Në natën e dytë më datën 24 dhjetor 1976 u kënduan 12 këngët pasuese:
1- “Lart flamujt e Kongresit”, kompozitor Ferdinand Deda, teksi Natasha Lako, kënduan si interpretues të parë Janaq Mici dhe Petrit Lulo, si interpretues të dytë Zeliha Sina dhe Petrit Lulo.
2- “Si revolucionar”, kompozitor Spartak Tili, teksi Llazar Siliqi, kënduan si interpretues i parë Hysen Koçia, si interpretues i dytë Kompleksi i Operas.
3-“Buka jone e ëmbël”, kompozitori Naim Gjoshi, teksi Roland Musta, kënduan interpretuesi si i parë Valdete Hoxha, si interpretues i dytë Klotilda Daliu.
4-“Rruga partizane”, kompozitor Feim Ibrahimi, teksi Ismail Kadare, kënduan si interpretues i parë Tonin Tërshana, si interpretues i dytë Polikseni Çaçi.
5-“Fshati i ri”, kompozitor Kastriot Gjini, teksi Shaban Murati, kënduan si interpretues e parë Liliana Kondakçi dhe Hysni Zela, si interpretues të dytë Adriana Ceko dhe Kujtim Kamberi.
6-“Këngët e rinisë”, kompozitori Agim Krajka, teksi Zhuliana Jorganxhi, kënduan si interpretues i parë Luan Zhegu, si interpretuese e dytë Alida Hisku.
7-“Proletare të të gjitha vendeve
bashkohuni”, kompozitori Tasim Hoshafi, teksi Kristo Mërtiri, kënduan si interpretues i parë Ramiz Kovaçi, si interpretues i dytë Pëllumb Katroshi.
8- “Shokë jete”, kompozitor Aleksandër Lalo, teksi Agim, kënduan si interpretues i parë Isaku Trio Elmazi-Hoxha-Mici, si interpretuese e dytë Afërdita Laçi.
9-“Përshëndetje nga furrnalta”, kompozitor Nikollaq Bulo, teksi Zaho Puci, kënduan si interpretues i parë Kozma Dushi, si interpretues i dytë Shaban Shabani.
10-“Përherë me këngë”, kompozitor Mark Kaftalli, teksi Betim Muço, kënduan si interpretues të parë Fatbardha Hoxha dhe Gjergj Suljoti, si interpretuese e dytë Vaçe Zela.
11- “E bukura Shqipëri”, kompozitor Pjetër Gaci, teksi Fatmir Gjata, kënduan si interpretues i parë Petrika Rrëmbeci, si interpretues i dytë Tonin Tërshana.
12- “Këngë për Tiranën”, kompozitor Nikolla Zoraqi, teksi Dritëro Agolli, kënduan si i nterpretuese e parë Ema Qazimi, si interpretues i dytë Gaqo Çako.
.Nata finale u zhvillua më datën 25 Dhjetor 1976, ku dolën në finale 14 këngë:
“Partisë”, “Vijnë delegatët nga Kongresi 7-të”, “Atdheu im gjithë Shqiperia”, “Buka dhe çeliku”, “Këngët e rinisë”, “Fshati i ri”, “Nënë moj do pres gërshetin”,” Lart flamujt e Kongresit”, “Bisedon një popull me Partinë”, “Dita më e lumtur”, “Përshëndetje nga furrnalta”, “Përherë më këngë”, “E bukura Shqipëri”, “Këngë për Tiranën”…

Juria dha këto çmime:
Çmimi i parë
“Nënë moj do pres gërshetin” – muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi.
Çmimi i dytë
“Lart flamujt e Kongresit “- muzika Ferdinand Deda, teksti Natasha Lako.
“Buka dhe çeliku” – muzika Agim Prodani, teksti Pandeli Koçi.
Çmimi i tretë
“Këngë për Tiranën” – muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritëro Agolli
“E bukura Shqipëri” – muzika Pjetër Gaci, teksti Fatmir Gjata
“Fshati i ri” – muzika Kastriot Gjini, teksti Shaban Murati….
…. Pasi mbarova shkrimin edhe njëherë dëgjova këngën “Nënë moj do pres gërshetin” këtë herë interpretuar nga Avni Mula, zë i fuqishëm……