…”Përjetimi i gjyshes në përgatitjen e nipit për në klasën e parë…!!!”
….U rrit nipi, ja nesër fillon shkollën në klasën e parë.
O zot sa kemi qe merrem me te. Ne fillim ishte blerja e cantes per ne shkolle. E donte me “Pokemon” , brodha tere dyqanet dhe vetem ne nje ne qoshe te qytetit e gjeta ashtu si e donte Nipi.
Me shume u gezova une qe e gjeta, se sa Nipi qe do ta hedhe neser ne krahet e tij te njome.
U blene pantallonat e reja nga me te mirat.
Atletet nga me te shtrenjta.
Kemisha e bukur me ngjyra.
Kam dite qe e pergatis per sjelljen e tij ne shkolle.
Eshte tip i qete, i shoqerueshem, por do ti shkoje e vetja.
Ka mesuar shume dhe kam friken se mos nuk shfaq ate interes qe duhet per te mesuar sa me shume.
Eshte luftarak si karakter, nuk dorezohet, eshte kembengules per te arritur ate qe do.
Do qe te jete ne qender te vemendjes te te gjitheve
Eshte shume i shkathet, shume nuhates i situatave.
Ka kohe qe lexon vetem celularin dhe i degjon videot dhe lojerat vetem ne anglisht.
Mua si gjyshe nuk me degjon, por do te bisedoj me mesuesen qe pas disa ditesh me takt ti thote.
Ja deri tani sapo i mbarova te gjitha.
I hekurosa me kujdes rrobat, pantallonat, kemishen, edhe shamine e hekurosa.
Corapet e bardha ja vura aty.
Vete Nipi po fle si qengj.
Eshte e mrekullueshme te perjetosh gjyshen, nuk pershkruhet me fjale ndjesia e te qenit gjyshe e te perjetosh pergatitjen e nipit per ne klase te pare.
…Është një përjetim i ëmbël, që të shton emocionet nga dita në ditë ku besoj se arrin me kulmin e emocioneve, neser ne diten e pare te shkolles qe eshte hapi i pare i jetes se tij…
Ja tani po e shikoj foton, tavolina rremuje, se po vishnim librat hahaha, me pelqen kjo lloj rremuje me pergatitjet per shkolle
…. Mbaj mend, kur na i pergatitnin edhe ne prinderit, na zgjon kujtime te bukura kjo kohe
Naten e mire, ika se mu kujtua edhe dicka per te gjetur……
Tiranë, më 11 Shtator 2023.
