Degjenerim kaviesh-Jorida Satka


Jorida Satka

Natën vonë, qelizat bushtra zgjohen

nga rënkimet e fjalëve që bien përmes plasaritjeve të ekranit.

Eci zbathur nën lëkurë, lehtë, pa zhurmë.

Mbaj afër gjërat e tua,

se nuk i zë besë asaj që shoh.

E kuqja e zemrave të shumta më bën të vjell.

Dehem e krruaj kockat me thonjtë e shkulur nga nofullat e varura.

Varros të dyja sekset e orgazmuara me duart e gjymtuara.

Askush nuk ju do të vdekur.

Vetja më tall.

Kafsha tatuazh më merr për mish të kalbur e nuk ushqehet.

Marr frymë, nxjerr frymë.

Qelizat bushtra prapë do jetojnë.

©Jori.