Dëgjo ofshamat e mia-Remzie Raci Rexhbogaj


Remzie Raci Rexhbogaj

DËGJO OFSHAMAT E MIA

Ah, ti moj pis botë
Kur shpirtin tim ke vra kaq fort
A s`ke frikë se një ditë
Do të përmbysesh nga këta lot
Ah, ti moj botë e mallkuar
Me sytë e mi gjysëm të verbuar
Po të shoh shumë të errësuar
Stuhitë në dysh i çava
Dhe drejt reve fluturova
T`i dëgjosh ofshamet e mia
Atje lart Erna ku Ti gjendesh
Në horizont tek Perëndia
Zbriti malli nga lartësia
Loti faqeve po më rrëshqet
Nuk do e fshij i lë të rrjedhin
Deri sa zemra të më pelcet
Ah, ti moj botë zeliqare
Shumë mizore e mëkatare
Si s`ke frikë nga dhembja e malli
I nënave kur si qirinjë digjen për se gjalli
Për fëmijët që ma nuk i kanë
Dhe trishtimi zemrat po iu thanë.