Dëgjo këtu
Ti
Burrë,
Zotni,
Apo çje tjetër
Zot,
Apo Shën Pjetër.
Me mua mëkatojnë
Të gjithë,
Se jam grua
Hyj dashnish.
Ëngjēll përmbi qiell,
Dhe në tokë jetë,
Me mua gjunjëzohen
Napoleonë dhe mbret.
Lavire e shpirtit të dlirë
Të frymoj dashni
E bukur gjer në palcë
Jap frymë,e mirësi.
Deri të vdes,
Kur të mos jem unë,
Nuk do të mbesë
As shpresë.
