Dëgjoje! Shyrete Demaj

Dëgjoje!

Më vjen,

si këngë e shpirtit të detit,

valët vallëzojnë teksa

ndjekin ritmin,

rrezet e perëndimit shkrihen

butësisht mbi det,

si nga një penel i artë

perëndie.

Dielli,

fshihet pas reve,

zhvesh mëkatet e ditës

për të perënduar i paqtë.

Detit,

i lë ndjenjat

t’i fshehë thellësive të shpirtit,

në guackë…

Sh. D