DELIRIUM
Akoma jemi në pritje të sinjalit
Të shumë, pritur kundër vazalit
Me vetdëshirë, jemi okupuar,për kotë
E pritëm, se mos po largohet kët motë
Ne u lodhëm, duke pritur në këmbë
Gjendja nuk luajti vendin, as një pëllëmbë
Marëzia na detyron, të ngjallim ndjenja
Se mos vallë, na ka fajë kjo pema
Se nga kokrat, na mpihen dhëmbet
Ecim rrotull,e na u këputën këmbët
Nuk e mallkojmë shekullin e humbur
Lutemi që mos zhytemi, tani në delirium
E ja nisim, vallzimit,me këngë pa refrenë
Do të na përshkruhet,se pritja ka qenë renë
Na prinë, udhheqësi,me shishe në dorë
Do t’a marim,në qafë rininë e gjorë
Sepse, e drejtuam,nga ambisi
Si zakonisht, do themi se fajin e ka ai pisi
Nexhat Bexheti
