Delja nënë
(baladë)
Na kishte bariu një dele të urtë,
që syri si njeri i vështronte
bënte çdo vit nga një qingj të botë,
po asnjë nuk i rronte.
Shteti qingja të vogël ajo i lindi
asnjë nuk u rrit në vathë,
çdo vit ia kalbte nën dhe pylli
mes lisash të lartë.
Blegerinte delja nga dhimbje blegërinte :
“si nuk i rroj as dhe një qingj!?”
bariu gjuhën e saj nuk e dinte
dhimbjen jo, natyrisht.
Mendoj, ajo s’është nënë e mirë
të vegjlit nuk i donte aspak,
thikën ia vuri një ditë në grykë
nuk doli asnjë pikë gjak.
Kur ia hapi zemrën në zemër ajo kishte
shtatë plagë shtatë vrima,
dhimbje e nënës në plagë kthyer ishte,
si nëpër shtatë fyej blegërinin shtatë qingja!
