Delo Aliaj:Malet e Bolenës tani ,janë mbuluar nga qilimi i bardhe i dëborës …!!!


Malet e Bolenës tani ,janë mbuluar nga qilimi i bardhe i dëborës rrezatuese,nën diellin që ngroh i ato….!!!

Mendoj ,se vizitoret e fundit atje,kemi qene ne,sebashku me te gjithë ata bolenas,qe realizuam telereportazhin ,”Me barinjtë,ne malet e Bolenës”,një emision sa i kendeshem ,aq edhe real,duke pasqyruar gjithcka aty,punohej,ndërtohej,meditohej,por edhe explorohej e jetohej….!!!

Kënga “O ju male,qysh duroni,e kenduar aq me pasion ,nga bolenasit,sot është me reale se kurdoherë tjetër….!!!

Duke pasur parasysh,gjallerine e tyre,tingujt e zileve dhe këmborëve,lehjet e qenve,te kopeve,oshtimën e zërit te barinjve,meloditë e culave dyjare dhe fyellit,simfoninë e këngëve labe,ne kodra dhe pllaja,mendoj dhe bej krahasimin e vetmisë se madhe te tyre.,Ndoshta cicërimat e zogjve,apo klithmat e kafshëve te egra,jane pasthirrma,te cilat e prishin kete qetesi…!!! Me vehte përsëris vargjet e Nertesiut,qe aq realisht iathuri ,asaj këngë:

“Do vij prilli do shpëtoni”….!!!

Për një muaj,apo një e gjysme,ato male ,do te rikthejnë gjallërinë….e ne përsëri do te shkruajmë dhe do te bëjmë emisione….!!!

Ju uroj fundjave te këndshme dhe çlodhëse….!

Ju përshëndes ….!!!



About Post Author