Demokraci!… “(Ndue Z. Ruçi


(“Asamble solemne!…”)

Kruajti zërin, kryeshefi…

Si kaposhi, mbi kotec…

Dhe sakaq, gjithë salla heshti…

N’ajër, ndjehej, djegje…-spec…

– Pa dëgjoni, ketu Djema!.

Dy nga ju… t’I bini, kënbës!…

kjo me short, si herët e tjera,

shkoni sot në… “SPAK, të s…ëmës!…”

Tre për nxehmje, do të shkojnë!…

Për votim… he?… hajde, hidhuni!…

Kjo kuptohet… s’ka nevojë!…

– Kaq!… Mbaroi!… Tani, shpërpirdhuni!…

Dhe ata, si në një faj,

Iken, vrapt, si të lebrosur…

Dhe pse, mbledhja u shkoi vaj,

Por, brekushet… menderosur…

“Asamble, tepër solemne!…”

Me ca, mumje… manikine…

Të pa, zë… e të pa, mendje…

… në Kore?… Apo në kinë?…

Dhe kjo ndodh, gjithnjë më shpesh…

Ndër shoqata, dhe parti…

Edhe, bota, rri e qesh!…

Quhet kjo, demokraci?!…

Histori, tepër e vjetër!…

E ç’të thuash?… S’thuhet dot!…

Ndaj s’na mbetet, më gjë tjetër,

Veç të themi: – Ruajna, Zot!…

* * *

(Ndue Z. Ruçi.)