Demokraci!… “Ndue Z. Ruçi


Ndue Z. Ruçi

(“Asamble solemne!…”)

Kruajti zërin, kryeshefi…

Si kaposhi, mbi kotec…

Dhe sakaq, gjithë salla heshti…

N’ajër, ndjehej, djegje…-spec…

– Pa dëgjoni, ketu Djema!.

Dy nga ju… t’I bini, kënbës!…

Kjo me short, si herët e tjera,

Shkoni sot në… “SPAK, të s…ëmës!…”

Tre për nxehmje, do të shkojnë!…

Për votim… he?… hajde, hidhuni!…

Kjo kuptohet… s’ka nevojë!…

Kaq!… Mbaroi!… Tani, shpërpirdhuni!…

Dhe ata, si në një faj,

Iken, vrapt, si të lebrosur…

Dhe pse, mbledhja u shkoi vaj,

Por, brekushet… menderosur…

“Asamble, tepër solemne!…”

Me ca, mumje… manikine…

Të pa, zë… e të pa, mendje…

… në Kore?… Apo në kinë?…

Dhe kjo ndodh, gjithnjë më shpesh…

Ndër shoqata, dhe parti…

Edhe, bota, rri e qesh!…

Quhet kjo, demokraci?!…

Histori, tepër e vjetër!…

E ç’të thuash?… S’thuhet dot!…

Ndaj s’na mbetet, më gjë tjetër,

Veç të themi: – Ruajna, Zot!…