Depërton


Kimete Osmani Beqiri Autore tekstesh, poete

Lehtësisht depërton

Thellë në brendi

Më mrekullon kur shkruaj

E imja poezi.

Çdo varg

Ka veçantinë

Jo vetëm tingulli

Shoqëron poezinë.

Depërton

E pranoj me përzemërsi

Mike e jetës

E imja poezi.

Ndihem falenderuese

Dhuntinë që posedoj

Realiteti, imagjinata

Gëzohem por edhe lotoj.

Varg pas vargu

Depërton pa trokitur

Art i shkruar

Përherë qoftë rruga e ndritur.

(IP)

About Post Author