Deri kur kështu-Murtez Asllani


Murtez Asllani

Kur një çift

nuk ka harmoni

më mirë të ndahen

se t’bëhen tragjedi.

Pa lumturi e mirësi

vështirë të jetohet

jeta nuk shkon me dhunë,

prandaj duhet të çmohet.

Të lësh fëmijë jetima

kjo është shumë mëkat,

ata mbesin pa përkujdesje

s’janë të qetë ditë as nat.

Kështu s’na ka hije

ne si po veprojmë,

gratë dhe vajzat tona

pse t’i maltretojmë?

Edhe ato e duan jetën

dhe kanë planet e veta,

pse s’i lëmë të qeta

se kështu e do jeta?

Femra vritet pa mëshirë,

por edhe maltretohet

dinjiteti i saj

ndër ne pak çmohet.

Mosni kështu vëllezër

se veten e poshtërojmë,

kur gjysmën e kombit

ende nuk e çmojmë.