Deri n’at çast!Donike Rrethej


Donike Rrethej

Kam me t’dasht deri n’frymëmarrjen e fundit,

deri kur perdet e kohës t’mbyllin skenën,

e kur ora t’shënoj mesnatë.

Kam me ken si shiu qi ka me t’veshë,

n’ikjen teme kan me t’mbetë veç heshtjet,

e n’nadjet e freskta dielli ska me t’nxehë,

rrugët kan me tu ba kaq t’g’jata,

mos thuj emnin tem ,m’len thjesht me u prehë,

thjesht ndjej rrahjet e zemrës teme kur t’bjen nata.

M’gjej aty….

se aty ka nji vend për ne,

ata rrahje na përkasin t’dyve e asht vendi ku kena me u prehë.

Ke me e ndie edhe erën ,erën pra qi ka me t’vishkullue,

rreth e rreth tejet amël me t’këndue,

e kah me tu duk gjithçka e pa’kuptimtë e kot,

kam me t’prek gushën tande , kam me tu ba’e lod.

E n’buzë puthjet e nxehta kam me ti njitë,

( po deri at’herë ka kohë ,prit edhe pak prit ),

– Se sod jam krijesë ,nesër ndoshta shpirt –