Deri në fund-Robert Mavro


Te jemi gabuar thua vallë?

Aspak

Që po digjemi të dy të gjallë

nëpër flakë!

Çfarë flakëe e çuditshme që freskon

Si një vello e padukshme

Pas henës së vonë!

Te jemi gabuar thua?

Ateherë ndaleni atë flakë

Por para se t’fikin zjarrin ti nga mua

Do te thuash :-Dhe pak!

Ky zjarr yjesh sa u madhrua

Ushqehet me dritë e gjak

Lum zjarrëvënësi që u dashurua

Me një Zhan D’ark!

A thua që te jemi gabuar ?

Atëherë fikeni atë zjarr

Se të dy nuk jemi penduar

Deri në varr!